Haradinaj e njofton Këshillin Drejtues për demarkacionin

Aktuale

Haradinaj e njofton Këshillin Drejtues për demarkacionin

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:16
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë, ku ka diskutuar për zhvillimet politike e institucionale në vend, si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti.

Kryetari i AAK-së dhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka informuar bashkpartiaket e tij për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshire avansimin e zhvillimit ekonomik, por edhe çështjen e demarkacionit.

Sipas një komunikate të AAK-së, Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në Parti të përfundojnë brenda afatit.

Këshilli Drejtues është përcaktuar që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti.

 Po ashtu në këtë mbledhje janë përcaktuar afatet e përfundimit të procesit zgjedhor nëpër degë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat