Pas shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë”, Bekim Jashari: Qofshi gjithmonë faqebardhë

Aktuale

Pas shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë”, Bekim Jashari: Qofshi gjithmonë faqebardhë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 19:57
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, pas shënimit të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka shprehur falënderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ky përvjetor të shënohet në mënyrë madhështore.

Këtu është shkrimi i plotë i Bekim Jasharit:

Falënderoj sinqerisht nga zemra, të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët, qytetarët dhe të gjithë miqtë e dashamirët që gjatë tri ditëve të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që shënimi i këtij 20 Vjetori, të jetë madhështor.

Në veçanti falënderoj sportistët pjesëmarrës, vrapuesit e maratonës, shahistët, volejbollistët, futbollistët e fut sallit, shenjëtarët, nga të gjitha trojet etnike por edhe mysafirë tjerë, për shpirtin e tyre garues për nderim të Epopesë.

 Falënderim të veçantë shpreh për nxënësit e profesorët e ShM "Hamëz Jashari", piktorët e Skenderajt, Besart Gashin, Ilir Shaqirin e Xhevdet Pantinën, që me pjesëmarrjen e tyre, përkushtimin artistik, i kontribuuan shënimit madhështor të epopesë.

Falënderoj institucionet më të larta në Tiranë, Prishtinë, Shkup e diasporë, por edhe institucionet lokale, zyrtarët e Komunës së Skenderajt që me kontributin e tyre, kanë bërë që shënimi i 20 vjetorit të Epopesë dhe sakrificës sublime të Jasharajve, të jenë të paharrueshme për ne. Pikërisht, ashtu siç e tha Besarta: datë që ngjallë dhimbje, krenari dhe dashuri për vendin tim!

Faleminderit. Qofshi gjithmonë faqebardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat