Kollçaku: Komentet denigruese lidhur me vendimin e Baftiut, nuk i bëjnë nder askujt

Aktuale

Kollçaku: Komentet denigruese lidhur me vendimin e Baftiut, nuk i bëjnë nder askujt

Më: 11 mars 2018 Në ora: 22:26
Fatmir Mulhaxha Kollçaku

Gjatë ditës së sotme është raportuar se si pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetja Besa Baftiu  është ‘kryqëzuar’ në profilin e saj në Facebook.

Sikurse në disa raste të tjera, qindra komentues përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë fyer dhe ofenduar rëndë Besa Baftiun.

“E mallkuar, tradhtare, lavire, shantazhuese…”e shumë terme të tjera denigruese i janë drejtuar Baftiut e cila dha dorëheqje nga kryetarja e Qendrës në Gjilan si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Është deputetja e Vetëvendosje, Fatmir Mulhaxha Kollçaku e cila ka reaguar së fundi në mbrojtje të deputetes Baftiu.

Ajo ka thënë se si grua, nënë, doktoreshë e përkushtuar, Baftiu meriton respekt dhe se komentet denigruese nuk i bëjnë nder askujt.

Ky është postimi i plotë:

Fakti që jam pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në krye me Albin Kurtin, aty ku me krenari vazhdoj rrugëtimin tim politik, nuk e zbehë respektin që kam për kolegen dhe aktivisten, Dr. Besa Baftiu, dhe për kontributin e saj të deritanishëm në Lëvizje.

Ajo edhe si grua, nënë dhe doktoreshë e përkushtuar, meriton respekt.

Komentet denigruese lidhur me vendimin e saj të fundit, nuk i bëjnë nder askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat