Prokuroria Speciale nga sot në grevë

Aktuale

Prokuroria Speciale nga sot në grevë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:02
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Këshilli Grevist i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot ata do hyjnë në grevë.

Sipas një njoftimi, greva do të mbahet me nga një orë çdo ditë, deri në ditën e premte.

Përmes këtij njoftimi ata kanë treguar edhe kërkesat e tyre.

Më poshtë gjeni njoftimin:

Në vijim gjeni njoftojmë e Këshillit Grevist të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të cilët nga dita e hënë (sot 12 mars), kanë vendosur të hynë në grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00 – 10:00, e cila formë e grevës do të zgjatë deri të premten (16 mars).

Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kërkesat tona janë:

Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti;

Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;

Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore  për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat