Maxharraj: Të gjithë e dinë...por e kanë një gazep të madh

Aktuale

Maxharraj: Të gjithë e dinë...por e kanë një gazep të madh

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:06
Dr. Binak Maxharraj

Opinionisti Dr. Binak Maxharraj ka komentuar përsëri tentativat për kalimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Maxharraj ka shkruar se dikush që nga Presidenti e teposhtë ka bërë faje, ka bërë mëkate, por askush nuk mund të lajë veten e nuk mund ta lajë as Drini e Bistrica askënd kur është në pyetje tradhëtia ndaj atëdheut.

Më poshtë shkrimi i plotë i Dr. Binak Maxharraj

TË GJITHË E DINË...POR E KANË NJË GAZEP TË MADH.

Është shumë interesant kjo puna e demarkacionit për te cilën u ba hallakamë shteti tash e tri vite.Të gjithë vargë e vijë që nga Presidenti e tëposhtë e dijnë.dhe e pranojnë qe e dijnë,së me demarkacionin me Malin e Zi Kosova po humbë territor.Dhe prapë së prapë bajnë jyrishë,bajnë trysni ne çdo kënd që i dele përpara,bajnë trysni nepër partitë politike,bajnë trysni të tmerrshme ne deputet qe ky farë famoz demarkacioni të kalojë.

Pse?!

Sepse dikush që nga Presidenti e teposhtë ka ba faje,ka ba mëkate,ka ba gjynah me trollin tonë,dhe tashti po donë me mlu b...më shosh për te la vehten.Por askush nuk mund te laje vehten e,nuk mund ta laje as Drini e Biatrica askënd kur është ne pyetja tradhëtia ndaj atedheut.
Apo ndoshta dikush qe nga Presidenti e tëposhtë po donë me e qu ne vned amanetin e Mark Milanit i cili me luftë me Kreshniket e Rugovës nuk mund emori Çakorrin ëndrrën shekullore të tije,dhe ja tash dele dikush nga tanët qe nga Presidenti e teposhtë dhe ia realizon ëndrrën shekullore të bijeve te Mark Milanit.A nuk është kjo e çuditëshme,a nuk është kjo e tmerrshme por, a nuk është kjo edhe e turpshme për më dhanë tokë Kosove në këmbim të shëtitjes më duar ne xhepa nëpër Evropë

Populli thotë rujna zot nga ata qe si kanë dy fije mend,sepse i dijëshmi këtë nuk e bënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat