Ndihmës sekretari amerikan i shtetit tregon nëse SHBA do të krijojë një pako të re për Kosovën

Aktuale

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit tregon nëse SHBA do të krijojë një pako të re për Kosovën

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:06
Wess Mitchell dhe Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Ndihmës sekretari i shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, ka përshëndetur progresin e arritur në Kosovë pas dhjetë vjetësh pavarësi, ndërsa i ka quajtur spekulime raportimet e mediave serbe se gjatë vizitës që ai do të ketë në Beograd, do të prezantojë planin e ri amerikan për Kosovën.

Ai këto komente i bëri në një  konferencë të përbashkët  me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Mirchell tha se me presidentin Thaçi kanë biseduar dhe për çështjen e kufirit me Malin e zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Sipas tij vetëm Kosova mund të zgjedh të ardhmen e saj. Ai po ashtu tha se SHBA-ja është për një Kosovë demokratike dhe shumetnike.

Mitchell: E rëndësishme të zgjidhet çështja e demarkacionit

“Kosova ka shënuar 10-vjetorin e saj si shtet dhe ka arritur shumë gjatë këtyre dhjete viteve në ndërtimin e institucioneve,  duke treguar rritje tepër të madhe ekonomike. Vendi duhet të ndërmarrë dhe hapa të rëndësishëm gjatë këtij viti për të siguruar rrugëtimin drejtë të ardhmes perëndimore. Folëm dhe për rëndësinë që Kosova të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë. Folëm për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje, si çështje për liberalizimin e vizave. Folëm për transformimin e FSK së dhe mbështetjen e të gjitha palëve për ndryshimet kushtetuese. Theksova para presidentit dhe do ta them dhe këtu se askush  nuk ka veto, sa i përket sigurisë së Kosovës. Folëm dhe për sundimin e ligjit dhe rëndësinë që të luftohet korrupsioni, për te siguruar të ardhme demokratike dhe rritje ekonomike për Kosovën. Të gjitha këto çështje. Vetëm Kosova mund ta zgjedh të ardhmen e saj. Dëshiroj të iu siguroj të gjithëve që SHBA të kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë, duke punuar krahë për krahë me Kosovën”, tha ai.

Ndërsa i quajti spekulime raportimet e mediave serbe, që gjatë vizitës së tij në Beograd, do të ua prezantoj në plan të ri për Kosovën.

Mitchell: Spekulime raportimet për një plan të ri për Kosovën

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit për këtu  dhe mendova se ishte një gazetari kreative. Mund t’ju them se nuk kam ardhur këtu që ta shpalosë ndonjë plan specifik, por kam ardhur këtu që të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë për të ardhmen e tyre të përbashkët, për të folur për dialogun dhe për rrugëtimin e tyre, drejt rrugëtimit evropian si shtete të Ballkanit Perëndimor. I mirëpres këto diskutime”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për ndikimin rus në Kosovë, ai tha se është parë një rritje e ndikimit rus në gjithë Ballkanin Perëndimor, gjë që nuk është as në interesin e tyre dhe as të popujve të kësaj ane.  

Ndërsa presidenti Thaçi tha se kishin një takim miqësor dhe të shkëlqyer me ndihmës sekretarin e shtetit Mitchell. Ai theksoi se është zotuar se institucionet e vendit janë duke punuar  që të konsolidojnë dhe me tepër shtetin në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar.

Kreu i vendit theksoi se partnerët e koalicionit janë duke punuar, që sa më shpejtë të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Thaçi: Institucionet po punojnë të përmbyllet sa më shpejt demarkacioni

“E informova z. Mitchell, për mundësitë e reja dhe angazhimin tonë të gjitha institucioneve të republikës së Kosovës,  që të përmbyllet sa më shpejte çështja e demarkacionit më Malin e Zi, në mënyrë që Kosova të kaloi edhe këtë hap vendimtar, për liberalizimin e vizave. Shpresoj që partneret e koalicionit të Qeverisë së Kosovës,  janë duke biseduar intensivisht me Listën serbe, që kjo çështje të përmbyllet në ditët e ardhshme. Askush s’ka më arsye që ta vonoj votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, qofshin parti ato të shqiptarëve apo komuniteteve. Është interes strategjik dhe shtetëror”, tha ai.

Ai theksoi se ndër të tjera kanë diskutuar  dhe për hapat e mëtutjeshëm, që do t’i  ndërmarrë FSK-ja në plotësimin e kritereve të nevojshme  për  themelimin e Forcave të armatosura të Kosovës si dhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ndërsa theksoi se nuk do të lejojnë ndarje, e as shkëmbim territoresh.  

Thaçi: S’do lejojmë ndarje as shkëmbim territoresh

“Diskutuam dhe mundësinë ë vazhdimit te dialogut, në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë,  si një mundësi e re për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të qonte dhe drejtë një pajtimi, një frymë evropiane, duke respektuar integritetin territorial të njëri tjetrit. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë dhe nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, apo ndonjë lloj autonomie.  I gjithë ky proces duhet të përmbyllet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por në raport të një fqinjësie të mirë dhe perspektivë evropiane dhe relacioneve tona si shtet”, tha ai.

Presidenti Thaçi po ashtu bëri të ditur se është zotuar se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive dhe e pa kompromis në luftë kundër terrorizmit.

Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e ndihmës sekretarit  të shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Wess Mitchell në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.

Thaçi: S’do lejojmë ndarje as shkëmbim territoresh

Ndihmës sekretari i shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Wess Mitchell tha sot se Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm.

Mitchell  në një  konferencë të përbashkët  me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se me presidentin kanë biseduar për çështjen e kufirit me Malin e zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Sipas tij vetëm Kosova mund të zgjedh të ardhmen e saj.

Mitchell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke punuar krah për krah me Kosovën.

Zyrtari amerikan ka mohuar të ketë ndonjë plan për Kosovën që do ia dorëzojë Serbisë,  duke i quajtur raportimet për këtë çështje si  spekulim.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se askush nuk ka arsye që ta vonojë çështjen e demarkacionit.

Presidenti shpreson që partnerët e koalicionit qeveritar  janë duke biseduar me Listën Serbe që kjo çështje të përmbyllet ditët e ardhshme.

Sipas Thaçit askush s’ka arsye që ta vonojë demarkacionin dhe se kjo është interes strategjik dhe shtetëror.

Me zyrtarin e SHBA-ve presidenti tha se kanë biseduar edhe për transformimin e FSK-së dhe  mundësinë e vazhdimit të  dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi tha se Kosova nuk do të lejojë  asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.

Mitchell do të ketë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit tregon nëse SHBA do të krijojë një pako të re për Kosovën

Image

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, pas takimit me presidentin e Kosovës, aAshim Thaçi ka thënë se ai nuk ka ardhur këtu që të shpalos ndonjë plan të veçantë, siç kanë raportuar mediat serbe.

Sipas tij, ai është këtu të ofrojë përkrahjen e SHBA-së në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu, mund të ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë por të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në BE”.

Më tej ai ka shtuar se gjatë takimi ata kanë biseduar për shumë çështje tjera.

Ai tha se është i gëzuar se në misionin e tij, ka filluar vizitën e parë në Kosovë, duke shtuar se Kosova ka bërë përparime të mëdha si shtet i ri.

“Ishte shumë me rëndësi që në udhëtimin tim të parë si ndihmës sekretar për çështjet e Evropës dhe Azisë, të fillojë vizitën në Kosovë. Kjo administratë ka pasur gjithmonë një miqësi të mirë me Kosovëm dhe do të vazhdojë të thellojë miqësinë edhe më tej. SHBA është për një Kosovë demokratike, shumë entike dhe do të angazhohet për mbështetjen e saj në rrugën euroatlanike.  Vlerësojmë lartë luftën e Kosovës dhe bashkëpunimin e mirë që keni në luftën kundër terrorizmi dhe ISIS-it. Kosova ka shënuar 10 vjetorin e sj si shtet dhe ka arritur shumë si shtet, duke treguar një arritje të mëdha në ekonomi. Kosova duhet të të marr hapa të rëndësishme për të siguruar rrugën drejt integrimit evropian. gjithashtu ajo duhet të zgjidh cështjen e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Thaçi para diplomatit amerikan: S'ka ndarje, e as autonomi për Veriun

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë të përbashkët me ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, i cili ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë dy ditore.

Thaci ka thënë se në takimin me ndihmes sekretarin amerikan është zotuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sipas asaj që parasheh kushtëetua dhe ligjet e  Kosovës dhe kurrsesi se kjo nuk do të përfshijë këmbimin e territoreve.  

Presidenti ka falënderuar për vëmendjen që Administrata e Presidentit Donald Trump po i kushton Kosovës dhe Ballkanit në tërësi.

Presidenti Thaci ka treguar se pikat kryesore të takimit me ndihmës sekretarin kanë biseduar, mes tjerash, për bllokadën e Demarkacionit dhe për dialogun me Serbinë.

“Askush nuk ka të drejtë të vonojë demarkacionin qoftë prej partive shqiptare, apo edhe të komunitetëve”, është shprehur Presidenti.

Ndërsa, Mitchell ka mohuar raportimet e mediave serbe se ai ka ardhur me një plan për Kosovën të cilën  do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksander Vuciq.

Mitchell ka mohuar se ka ardhur në Ballkan për një plan specifik, ndërsa ka treguar se po qëndron ne Prishtinë.

Mitchell ka thënë se është vetëm një spekulim. Nuk kam ardhur që të shpalosë një plan specifik por kam ardhur për një plan për të ardhmen e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë në BE. 

Image

***

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ata tash po mbajnë një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.

Mitchell gjatë ditës do ta takojë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat