Sejdiu i reagon mediave: Artikull shpifës, gazetari se jo mahi

Aktuale

Sejdiu i reagon mediave: Artikull shpifës, gazetari se jo mahi

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:03
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu ka reaguar ndaj portalit i cili ka shkruar për arsimimin e tij në SHBA dhe nostrifikimin e diplomave.

Sejdiu përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ai artikull është shpifës dhe ai ka publikuar edhe dëshmi për arsimimin e tij.

Ish-nënkryetari i AKR-së dhe tashmë deputet i pavaruar ka treguar të gjitha informata dhe dokumente për arsimimin dhe punën e tij.

Postimi i plotë:

Me gjasë, puna ime si deputet po i pengon dikujt – por, kot e keni! Njëra nga portalet tona të famshme mercenare paska bërë “lajm” me një lajm që është shterrur para shumë viteve lidhur me arsimimin tim në SHBA dhe nostrifikimin e diplomave – dhe këtë e paska bërë pa u lodhë që të merr prononcim nga unë lidhur me çështjen (e publikon artikullin shpifës, pastaj me thirrë për prononcim) – gazetari se jo mahi.

Si do qoftë, sa për informim të publikut, po i bashkëngjes të gjitha informatat dhe dokumentet.

1. Diplomën time Juris Doctor e kam nostrifikuar në vitin 2013 (kam aplikuar në tetor 2012) – shih foto te vendimit;

2. I pakënaqur me vendimin, pas ankesave, kam paditur MASHT-in, dhe kam fituar në Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative (shih aktgjykimin ne foto – veçanërisht pjesën me të verdhë në faqe 4);

3. Me gjase, në vitin 2017, MASHT paska marrë vendim tjetër sipas urdhërit në Aktjgykimin e Gjykatës Themelore, por me sa po e shoh nga dokumenti i postuar nga portali (që nuk ka as numër protokoli), MASHT nuk iu është bindur plotësisht udhëzimeve të gjykatës (këtë Vendim nuk e kam pranuar kurrë dhe po e shoh për herë të pare në portal);

4. Si do qoftë, për shkak se MASHT nuk ka marrë vendim brenda 30 ditësh nga pranimi i Aktgjykimit, unë vitin e kaluar kam parashtruar padi tjetër për kontest administrativ ndaj MASHT lidhur me këtë cështje, që është në pritje për trajtim në Gjykatën Themelore, Departamenti për Çështje Administrative.

Thënë këtë, mbetem i përkushtuar që ta luftoj padrejtësinë ndaj qytetarëve dhe t’i kryej detyrat e mia si deputet, që i marr me përgjegjësi të plotë – përkundër tentativave për sulme të ulëta si ky!

Si thonë në Amerikë “bring it on”!!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat