Votimi i Demarkacionit, analisti tregon planin B të Serbisë

Aktuale

Votimi i Demarkacionit, analisti tregon planin B të Serbisë

H.Orana Nga H.Orana Më 13 mars 2018 Në ora: 20:19
Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të bindë Listën Serbe për të votuar demarkacionin, derisa kjo e fundit ka paraqitur disa kushte ndaj Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë kushtet e tyre dhe a do të merren parasysh nga qeveria në këmbim të votës pro demarkacionit.

Kështu, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se si Kosova, ashtu edhe Serbia, janë të shtyra drejtë një marrëveshje përfundimtare, siç po e quajnë "marrëveshje paqeje". Kjo marrëveshje, duhet të ndodhë, ndoshta edhe brenda 2018.

Image

“Pala serbe, pasi që kishte humbur pothuajse gjithçka, ka arritur që hap pas hapi me metoda nga me të ndryshmet, të rikthehet në faktorë të pakalueshëm për çështjen e Kosovës. Pala shqiptare në anën tjetër, edhe pse i kishte të gjitha mundësitë që t'i realizojë100% aspiratat e veta, nuk arriti. Nuk arriti, pasi që, mbretëroj  hutia mes së mirës së përgjithshme dhe individuale, me vlerave dhe antivlerave, mes dijes dhe injorancës, mes bashkëpunimit dhe përçarjes etj... që për fat të keq, në secilin rast bëmë zgjedhjen e gabuar”, vlerëson Duhanaj.

Analisti Duhanaj thotë se në këtë kontekst, Serbia, përmes Listës Serbe, synon të përfitojë sa më shumë.

“Në rastin konkret, duke qenë se, Serbisë nuk i konvenon fare marrëveshja  ndërshtetërore për demarkacionin me Malin e Zi, nëse nuk mund ta ndalojë përmes ndonjë destabilizimi, atëherë ngrehë në agjendë planin B, që të paktën të përfitoj diçka më shumë. Kjo mund të jetë e lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave. Gjë për të cilën pala shqiptare, po ashtu është duke e pritur në gjumë të thellë. Në vend që të ulën dhe bashkërisht të hartojnë statutin e këtij asociacioni, shantazhojnë njëri-tjetrin me parulla patriotike, duke kontribuar që ku statut t'u vije i gatshëm nga pala serbe dhe atëherë,  të qëndrojmë aktit të kryer”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se demarkacioni është punë e kryer dhe kjo po bëhet për shkak të shqiptarëve që po thirrën në ‘patriotizëm’.

“Demarkacioni tanimë është punë e kryer dhe është e dhimbshme se  si shqiptarët në emër të "patriotizmi" nuk përfundojnë punën vetë,  por duke ndjekur agjenda të huaja, përçahen mes vete, duke e faktorizuar Listën Serbe, njëherësh duke e vendosur qëllimisht fatin e shqiptarëve në dorën e Listës Serbe”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat