Presidenti Thaçi takoi sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson

Aktuale

Presidenti Thaçi takoi sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson

Më: 13 mars 2018 Në ora: 20:30
Hashim Thaçi dhe Boris Johnson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Londër, sot është takuar me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin ka biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sot zhvillova një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve.

Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat