Ministri Bytyqi priti ministrin Yagcilar

Aktuale

Ministri Bytyqi priti ministrin Yagcilar

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:22
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën e arsimit.

Përmes një komunikate dërguar mediave kjo Ministri ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe rreth Projektligjit për Pagat që është duke u përgatitur nga MAP dhe kontributin që do të japë MAShT në përgatitjen e këtij Projektligji sa i përket pagave të punonjësve në sektorin e arsimit, përcjell KosovaPress.

 Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë që MAShT të ndihmojë në këtë proces, në mënyrë që Projektligji për Pagat të finalizohet sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat