Haradinaj: LDK ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët

Aktuale

Haradinaj: LDK ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:54
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur arsyetimeve të Avdullah Hotit për të gjitha ato që tha për Qeverinë Haradinaj.

Ai duke përmendur demarkacionin edhe disa gjëra tjera, akuzoi LDK-në se e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Sipas tij në vitin 2014 ishin dakorduar që një mandat t’u jipen serbëve ulëse të rezervuara në këmbim të votimit të ushtrisë por që ishte LDK ajo që kundërshtoi.

“Po LDK është ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Na e kanë ofruar me na dhanë ushtrinë në 2014 për ulëset e rezervuara. Na kanë quajtur tradhtarë pse po ia jepni ulëset.  Vetni amerikanë mos na besofshi neve. E keni lan Kosovën pa ushtri, turp me iu ardhë”, u tha deputetëve të LDK-së Haradinaj.

Sipas tij ka  njerëz të gjallë, ka dëshmitarë. Kryeministri tha se nuk e ka as për vota as për asgjë tjetër, por kjo është e vërteta.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjet me GP të LDK’së në Kuvend. Ai akuzoi sot LDK’në se në ambasadën amerikane kishin refuzuar t’i japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri.

“Është LDK’ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014.

“LDK ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha kryeministri.

“Je tu rrejt”, ka vazhduar t’i thotë kryeministri Haradinaj deputetit të LDK’së, Arben Gashi, i cili nuk dihet se cka i tha kryeministrit nga vendi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat