Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, nuk po mund të bëjë asgjë pa e pyetur presidentin serbe, Aleksandar Vuçiq.
Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj po vazhdon politikën e PDK-së, sa i përket rolit të pakicave dhe Serbisë në vendimmarrje në Kosovë.
Më poshtë postimi i plotë i Hotit:
Me vazhdimin e vendeve të rezervuara, PDK-ja ka synuar të krijojë situatën për ta qeverisur Kosovën vetëm me pakicat. Këtë sot po mundohet ta bëjë edhe Haradinaj. Por, po i shohim rezultatet. Asgjë nuk po mund të vendos pa e pyetur Vucic-in.
Pyeteni publikisht Slobodan Petroviqin. A kanë qenë dakord deputetët serbë dakord që në këmbim të vazhdimit të vendeve të rezervuara edhe për një mandat ta votonin ndryshimin e Kushtetutës për krijimin e Ushtrisë?/BS