Kurti ia përmend Qeverisë mos blerjen e helikopterëve

Aktuale

Kurti ia përmend Qeverisë mos blerjen e helikopterëve

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:20
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa ka folur për dështimet e kësaj Qeverie që nga ardhja e saj, tha se ka dështuar ta pajisë me helikopter, ani pse është e mundshme, por ka munguar interesimi.

Kurti: S’kanë pasur interesim sepse FSK është e mundshme të pajiset me helikopterë

 “Sa i përket ushtrisë, neni 10.2 në ligjin për FSK thotë se FSK është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armaë të rënda sic janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Është e mundshme që FSK të ketë helikopter, por nuk kanë qenë të interesuar për një gjë të tillë. Thuhet se FSK duhet të ketë armatim të lehtë. A e dini cka është armatimi i lehtë? Çdo armatim që nuk ka nevojë pë rtërheqje të motorizuar quhet armatim i lehtë. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë që na ofron kushtetuta dhe ligji për FSK. Qeveritë që nuk i kanë shfrytëzuar mundësitë aktuale nuk janë këtu për të na i rritur ato”, tha Kurti.

Këto komente ai i ka bërë në debatin i cili po zhvillohet në Kuvend në lidhje me debatin për 100 ditëshin e Qeverisë iniciuar nga LDK-ja./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat