Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi, ka komentuar rikthimin e deputetes së VV-së, Donika Kadaj Bujupi në AAK.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se deputetët nuk i ndërrojnë partitë për qejf, por për një terminal doganor, post ambasadori, konsulli, tender, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Historia na ka mësuar se deputetët nuk i ndërrojnë partitë dhe qëndrimet për qef. Ai/ajo i ndërron ato për një terminal doganor, post ambasadori, konsulli, tender...