Pacolli mirëpret rizgjedhjen e kancelares Angela Merkel

Aktuale

Pacolli mirëpret rizgjedhjen e kancelares Angela Merkel

Nga: A.M. Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:44
Behgjet Pacolli

Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e mirëpritur rizgjedhjen e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ai ka thënë se roli i Gjermanisë dhe lidershipi i saj si në Evropë ashtu edhe në rajonin tonë ka qenë krucial për paqen, sigurinë, zhvillimin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë

Postimi i plotë:

Ashtu edhe siç pritej, sot ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Evropën, Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në veçanti. Ri-zgjedhja zyrtare e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kabinetit të saj edhe për mandatin e ardhshëm qeverisës duhet të na gëzojë të gjithë. Roli i Gjermanisë dhe lidershipi i saj si në Evropë ashtu edhe në rajonin tonë ka qenë krucial për paqen, sigurinë, zhvillimin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Kancelares Merkel i dëshiroj shumë mbarësi në vazhdimin e suksesshëm të qeverisjes dhe drejtimit të shtetit tonë mik dhe partner - Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat