Donika shkoi edhe në burg për Demarkacionin, a do të votoj pro tani

Aktuale

Donika shkoi edhe në burg për Demarkacionin, a do të votoj pro tani

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:52
Donika Kadaj- Bujupi

Për ta kundërshtuar demarkacionin, deputetja e VV’së që sot u rikthye përsëri në ‘folenë’ e saj në AAK, kishte qëndruar edhe në burg, pasi kishte gjuajtur gazin lotësjellës si formë kundërshtimi ndaj kësaj marrëveshjes.

Por, me rikthimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës tregoi se ajo tani është e gatshme të jap votën saj për demarkacionin (duke siguruar tani 79 vota) marrëveshje kjo të cilën ajo dikur e quante të ‘dëmshme’ për vendin.

Deputetja ishte arrestuar nga Policia, në kufi me Maqedoninë.

Ndërkohë dhe Pal Lekaj, ka thënë se tashmë i kanë siguruar 79 vota, dhe nga ana tjetër shprehet i bindur se do të sigurojnë shumë shpejt edhe një votë dhe çështja e demarkacionit të mbyllet një herë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat