Vjen reagimi i parë nga grupi i të pakënaqurve, pas rikthimit në AAK të Donika Kadajt

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga grupi i të pakënaqurve, pas rikthimit në AAK të Donika Kadajt

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:04
Grupi i të pakënaqurve

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt dhe deputeti i kësaj partie, Faton Topallit duket se nuk i ka mbetur hatri që Donika Kadaj-Bujupi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës së anëtarëve të pakënaqur në VV për formimin e një Grupi Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Teksa paralelisht, Kadaj-Bujupi ka konfirmuar rikthimin e saj në partinë e vjetër edhe anëtarët e VV-së të cilët kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre partiake kanë bërë kërkesë zyrtare në Kuvendit e Kosovës, për krijimin e ri të Grupit Parlamentar, Topalli thotë se Kadaj-Bujupi ka dal në kohën kur edhe të pakënaqurit tjerë kanë dal.

“Këto dorëheqjet tona kanë qenë individuale dhe kanë qenë dorëheqje nga postet në Lëvizjen Vetëvendosjes nga pozitat udhëheqëse, nga kryesia dhe nga këshilli i përgjithshëm dhe nuk kemi pas ndonjë grup të konsoliduar, ne vetëm sot e kemi dërguar një kërkesën për Grup Parlamentar, kështu që Donika ka dal sot në momentin kur edhe ne kemi dal si grup parlamentar”, ka thënë Topalli.

Topalli ka thënë se kërkesa për krijimin e Grupit Parlamentar ka pas diskutime edhe në të kaluarën por sipas tij vendimi ka ardhur vetëm sot.

“Nuk është qe kemi pas grup ne në fakt. Ka pas diskutime por nuk ka pas asnjë herë ndonjë vendim, vendimi ka ardhur vetëm sot”, ka thënë Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat