“Nuk e meritojmë një Kuvend të tillë, mungojnë 63 deputetë dhe se meritojnë votën”

Aktuale

“Nuk e meritojmë një Kuvend të tillë, mungojnë 63 deputetë dhe se meritojnë votën”

Nga: G.B Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:08
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Profesori dhe analisti politik Rrahman Paçarizi, ka komentuar seancën e sotme të kuvendit të Kosovës, ku kryesuesi i seancës u ka thënë se mos ka edhe ndonjë deputet në pjesën tjetër të bufesë, pasi në seancë kanë qenë vetëm 57 deputetë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Paçarizi ka thënë se askush se meriton një Kuvend të tillë, se ata se meritojnë votën tonë, mungojnë 63 deputetë dhe po flitet për vendime të mëdha.

Postimi i tij i plotë:

Kryesuesi i seances se sotme i tha dikujt: "Kqyrni a mos eshte ndonje deputet ne ate pjesen e fundit te byfese, se ne salle jane vetem 57 deputete".
Une s'e meritoj nje Kuvend te tille. As ju qe keni votu. Ne te vertete, ata s'e meritojne voten tone. 63 deputete mungojne. Pra 63. Po flasim per vendime te medha per vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat