Ish ushtari i UÇK-së, dhe ish deputeti i Lidhjes demokratike të Kosovës, Gani Geci, në faqen e tij në facebook, ka publikuar dy dokumente, që sipas tij dëshmon se kush e kishte ndihmuar me mjete financiare familjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Po i publikoj dy dokumnte qe deshmojn se kush e ndihmoj me mjete financiare Familjen Jashari”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.
Ndërsa, pak më vonë ka publikuar edhe disa foto të tjera ku shihen ushtarët e parë në ushtrime ushtarake ne Shqipëri ne vitin 199.
"Ktu jan fotot e ushtarve te parë qe shkuan ne ushtrime ushtarake ne Shqiperi ne vitin 1991 gjithashtu janë edhe fotot e dokumentave te ndihmave financiare për familjen e Adem Jasharit mjete te pranuara nga Rifat Jashari ne vitin 1997 dhe 1998 para se te vritej Komandanti Legjendar", shkruar Geci.