Pacolli: GDP po çalon, iu dështoi tentativa për ta shkatërruar LVV-në

Aktuale

Pacolli: GDP po çalon, iu dështoi tentativa për ta shkatërruar LVV-në

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:17
Fitore Pacolli

Zyrtarisht është konfirmuar ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, duke u krijuar një Grup i ri Parlamentar me anëtarët e pakënaqur të VV-së.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Në anën tjetër, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli nëpërmjet një postimi në rrjetin shoqëror ‘’Facebook’’, ka thënë se GDP ende pa filluar punën mirë, nuk sheh ndonjë të ardhme tek ata.

Tutje ajo thekson se tentativa e të dorëhequrve për ta shpërbërë LVV-në ka dështuar.

‘’GDP po çalon ende pa nisur prandaj ky grup nuk ka të ardhme. Ende pa u konsoliduar si grup u iku një deputete. Sa do të qëndrojnë të tjerët mbetet të shihet sepse duke mos pasur parime dhe qëllime të përbashkëta do të qëndrojnë bashkë vetëm derisa sa të arrijnë të realizojnë interesat e tyre individuale. Tentativa e këtyre individëve për ta shkatërruar Lëvizjen VETËVENDOSJE! dështoi. Ne që e kishim vërtetë me Zemër kemi qëndrueshmërinë, vullnetin dhe përkrahjen e popullit për të vazhduar rrugëtimin tonë’’ - përfundon postimi i deputetes Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat