Të ndarët nga Vetëvendosja dalin të fundit

Aktuale

Të ndarët nga Vetëvendosja dalin të fundit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:55
Tash Vetëvendosje në Kuvend i ka 19 deputetë, ndërsa Grupi i Pavarur i Deputetëve numëron 12 deputetë.

Deputetët të cilët që nga dje janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë ndërruar edhe karriget.

Deri dje ata kanë qenë të ulur në  rendin e parë të ulëseve të dedikuara për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot ata kanë shkuar në ulëset e fundit për t’ua liruar vendin pjesës së mbetur në VV.

Tash Vetëvendosje në Kuvend i ka 19 deputetë, ndërsa Grupi i Pavarur i Deputetëve numëron 12 deputetë.

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila ishte në VV që nga dje është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetë që kanë formuar grupin  e ri janë Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Driton Çaushi, Salih Salihu, Fisnik Ismajli, Frashër Krasniqi, Faton Topalli, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani dhe Besa Baftiu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat