Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është parë duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Madje, siç shihet edhe në fotografi, Reçica shihet teksa i tregon një dokument Simiqit.
Se çfarë është ky dokument ajo nuk dihet mirëpo, një gjë është e sigurt, Lista Serbe akoma është kundër votimit të marrëveshjes Demarkacionit dhe ende nuk dihet çfarë do të kërkojë në shkëmbim të votës së tyre.
Se a është kjo një “marrëveshje” në shkëmbim të votës së Listës Serbe për Demarkacionin, kjo nuk dihet.
Kujtojmë se deri më tani me kalimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK, koalicioni qeverisës ka siguruar 79 vota nga 80 sa i duhen për ta kaluar këtë marrëveshje.