Urime dhe përshëndetje në Kuvend – deputetja uron për lindjen e djalit

Aktuale

Urime dhe përshëndetje në Kuvend – deputetja uron për lindjen e djalit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:54
Teuta Haxhiu

Një amendament i propozuar nga deputetja Mimoza Kusari-Lila ia mundësoi deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiut, t’ia urojë lindjen e djalit kolegut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa.

Deputetja e AAK-së ka kërkuar fjalën e nga nënkryetari i kuvendit Xhavit Haliti për të treguar votën e saj lidhur me propozimin e këtij amendamenti.

Duke shfrytëzuar këtë rast për një çast Kuvendi i Kosovës i përngjau ndonjë emisioni urime dhe përshëndetje kur ajo ia urojë lindjen e djalit, deputetit të PDK-së.

“Së pari kolegut tonë Hajdar Beqës i urojmë lindjen e djalit dhe ju them që vota ime do të jetë pro këtij amendamenti të zonjës Kusari-Lilajt”, ka thënë Haxhiu.

Në fund amendamenti i propozuar nga Kusari-Lilaj, arriti të miratohet duke i arritur votat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat