Një nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, me inicialet D.A, ka reaguar ndaj deputetit Faton Topalli, i cili së fundi ka folur për barazi gjinore.
Aktivistja e VV-së thotë se Topallit më mirë i bie ta trajtojë gruan e tij me dinjitet.
Tutje ajo thotë se “ndoshta e konsideron që duke ia bërë një ortake deputete i kontribuon barazisë gjinore”.
Postimi i plotë i aktivistes së VV-së:
“Faton Topalli po flet për barazinë gjinore por kishte qenë mirë që ta fillojë nga shtëpia e vet, ta trajtojë gruan e tij me dinjitet. Apo ndoshta e konsideron që duke ia bërë një ortake deputete i kontribuon barazisë gjinore?? Hipokritët janë t’padurueshëm”
Fjala është për amadamentin e propozuar nga deputetja e LDK-së, Mimoza Kusari-Lila, që parasheh futjen e 40 për qind të femrave në bordet e ndërmarrjeve private, ka ngjallur debat të ashpër ‘pro’ dhe ‘kundër’ këtij propozimi.
Megjithatë, amendamenti 12, edhe pse pa përkrahjen e Komisionit funksional, mori 50 vota ‘për’, 35 ‘kundër’ dhe 5 abstenime.