“Pas urimeve e shqyerjes së këmishës, rendi ishte me qitë allti në Kuvend”

Aktuale

“Pas urimeve e shqyerjes së këmishës, rendi ishte me qitë allti në Kuvend”

Nga: G.B Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:23
Kamishi deshi t’ia shqyej këmishën Beqës, por ky i fundit refuzoi duke i thënë se nuk ka tjetër.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa së fundmi është bërë baba për herë të katërt.

Pas tri vajzave, Beqa këto ditë është bërë baba i një djali.

Për këtë rast, kolegët deputetë e kanë uruar Beqën për lindjen e djalit, madje disa edhe gjatë fjalimit shfrytëzuan rastin për urim.

Derisa disa shtrënguan duart me të, e përqafuan etj, deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi deshi ta uroj atë sipas zakonit që kanë shqiptarët.

Kamishi deshi t’ia shqyej këmishën Beqës, por ky i fundit refuzoi duke i thënë se nuk ka tjetër.

Pas kësaj, ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë  se pas urimeve e shqyerjes së këmishës, ka qenë radha që të gjuhet me armë në Kuvend, përcjell Bota sot.

“Mas urimeve e shkymjes së këmishës, reni ish konë me qitë allti n'Kuvend se i paska lind nji deputeti djalë. Tamon e vulosim primitivizmin”, ka shkruar ai në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat