Pas lajmit se GP i ndarë nga Vetëvendosje ku janë 12 deputetë do t’i kushtojnë 400 mijë euro, pasi sipas ligjeve në fuqi, për secilin deputet të Kuvendit, partia politike merr nga buxheti i shtetit 35 mijë euro në vit, pra 12 deputetëve të dorëhequr të Vetëvendosjes u takojnë 420 mijë euro në vit, ka reaguar zyrtari i kësaj partie, Adnan Rrustemi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ata nuk i kushtojnë aspak VV-së, por i kushtojnë Thaçit e Veselit, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Në lidhje me këtë lajmin se GDP i kushton Lëvizjes 400 mijë euro, për saktësi GDP nuk do t'i kushtojë Lëvizjes asnjë cent financiarisht e as për hiçgjë!
Ata mund t'i kushtojnë vetëm Veselit, Thaçit dhe Devolli Group.