Të martën seanca për Demarkacionin, si do të votojë Nait Hasani?

Aktuale

Të martën seanca për Demarkacionin, si do të votojë Nait Hasani?

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:49
Nait Hasani

 

Kuvendi i Kosovës të martën e javës së ardhshme do të mbajë seancën për të ratifikuar Demarkacionin për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Votat për këtë çështje nuk janë bërë ende publike. Ajo që dihet deri me tash është se për tu ratifikuar Demarkacioni duhen 80 vota, pozita deri më tash i ka të sigurta 79 vota. Por, dilema për voton e deputetit Nait Hasani ende ekziston.

Partia Demokratike e Kosovës duket se nuk i ka të gjithë deputetët që do t’ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, gjatë tërë kohës po thotë se paria e tij do të votojë komplet marrëveshjen për demarkacionin.

 Nuk dihet ende nëse Grupi Parlamentar i PDK’së ka biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre.

Deputeti Nait Hasani vazhdon me avazin e vjetër, duke treguar se ai vepron në bazë të qëndrimeve të veta dhe jo të partisë.

Qëndrim nuk ka ndërruar ende edhe pse kanë mbetur vetëm edhe katër ditë nga seanca e Demarkacionit.

Deputeti i PDK’së në një deklaratë ka lënë të nënkuptoj se ende s’ka vendosur se si do të votojë të martën.

“Nuk kam qëndrim ende. Vota është individuale dhe nuk bëhet publike. Do të veprojë në bazë të qëndrimeve të mija. Nuk dua edhe të deklarohem se a do ta votojë apo jo, kjo pasi vota do të jetë e fshehtë”, ka thënë deputeti Nait Hasani.

Duke llogaritur si të qena të gjitha votat e deputetëve të LDK’së, PDK’së, AAK’së, Nismës, pakicave joserbe dhe deputetëve pa grup paralamentar, gjithsej janë 79 vota, përfshirë këtu edhe votën e Nait Hasanit, që akoma s’dihet saktë nëse do të jetë pro ose kundër.

Për ratifikim të marrëveshjes po u nevojitën edhe një votë nga Vetëvendosje apo Lista Srpska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat