Eksperti japonez: Nuk besoj që filtrat e KEK-ut ndalen natën

Aktuale

Eksperti japonez: Nuk besoj që filtrat e KEK-ut ndalen natën

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:08
Shimizu Masuto

Shimizu Masuto, ekspert japonez nga Organizata Zhvillimore JICA që do të punojë me Ministrinë e Mjedisit për të identifikuar ndotësit në Kosovë ka komentuar një nga ‘mitet urbane’, në Kosovë sa i përket ndotjes.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Masuto tha se nuk e beson që filterët në kaldajat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ndalen natën për shkak se sipas tij nuk ka arsye për tu bërë.

“Nuk e di saktësisht por bazuar në mendimin tim personal nuk besoj që filtrat kyçen dhe shkyçen për shkak se filtri konsumon shumë pak energji elektrike. Prandaj, nëse shkyçen filtrat nuk mund të kursehet kushedi sa energji elektrike dhe përveç kësaj nëse ndalen filtrat elektro-statikë, performance e filtrit do të bie dhe nëse dëshironi ta riktheni performancën duhet të ndalen kaldajat dhe…”, tha Masuto.

Ai po ashtu tregoi se kanë filluar punët në inspektimin e filterëve të KEK në kuadër të projektit për identifikimin e ndotësve të ajrit “Tashmë i kemi inspektuar (filterat)… i duhen disa përmirësime që të punojnë më mirë”, tha Masuto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat