Zogaj: Një shkarje e madhe me Kurtin

Aktuale

Zogaj: Një shkarje e madhe me Kurtin

Nga: A.ZH Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:52
Ahmeti, Kurti dhe Ymeri

Përfaqësuesi i shoqërisë civile Petrit Zogaj, ka komentuar ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje në dy grupe.

Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është shkarje e madhe, që Albin Kurtit iu besua pozita e kryeministrit të Kosovës, por jo edhe qeverisja e partisë.

Ai ka ftuar që të ndërrohet retorika dhe të krijohen qëndrime politke, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Ta nominosh, ta mbeshtesesh dhe t'ja besosh Albin Kurtit poziten e Kryeminister te Kosoves, pra t'ja besosh qeverisjen e vendit, por mos t'ja besosh qeverisjen e partise, me mendimin qe nuk eshte njeriu i duhur, ketu ka nje shkarje te madhe. Nderroni retoriken dhe krijoni qendrime politike aman./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat