Aliu thotë se Ymeri e Molliqaj janë 100 herë më autoritarë se Kurti, e shpjegon me një shembull

Aktuale

Aliu thotë se Ymeri e Molliqaj janë 100 herë më autoritarë se Kurti, e shpjegon me një shembull

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:36
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu sonte në Rubikon ka thënë se Albin Kurti nuk është autoritar.

Këtë mbiemër ai ua vesh pikërisht atyre që e thanë këtë për Kurtin.

“Më autoriar ka qenë koha kur ka qenë Visar Ymeri kryetar. 100 herë më shumë autoritar Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj”, ka thënë Aliu.

Aliu përmendi madje edhe një rast që kishte ndodhur në njërën prej qendrave të partisë, në kohën kur Dardan Molliqaj ishte sekretar organizativ e Ymeri kryetar i Lëvizjes.

“I kanë thënë a po e shihni, ky është koordinatori juaj i ri, nëse ju pëlqen rrini, nëse jo largohuni”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat