Aliu: Shpendi qeverisi dobët Prishtinën, s’do të doja ta shihja kryeministër

Aktuale

Aliu: Shpendi qeverisi dobët Prishtinën, s’do të doja ta shihja kryeministër

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:42
Shpend Ahmeti dhe Liburn Aliu

Deputeti i Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një intervistë në Rubikon, ka folur për zhvillimet e fundit në parti dhe dorëheqjet, ekskluzivisht për kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, vartës i të cilit ishte në mandatin e kaluar në Komunë.

Aliu duke folur për atë nëse Shpend Ahmeti do të ishte zgjidhje më e mirë se sa Albin Kurti, që të nominohej për kryeministër në zgjedhjet e fundit nacionale, ka thënë se edhe vetë një kohë kishte menduar për këtë.

“Në fillim të mandatit të kryetarit të Prishtinës, forma si ka qeverisur Shpendi, edhe vetë kam menduar se ai është opsion më i mirë për kryeministër se sa Albini. Por, më vonë, sidomos në vitin e fundit të mandatit të parë në krye të Prishtinës, kam ndryshuar qëndrim. Kjo, ngase në vitin e fundit Shpendi ka pasur njëfar plogështie në qeverisje”, ka thënë Aliu, duke shtuar se në këtë rast ka vlerësuar se një profil i liderit të vitit të fundit të qeverisjes së Prishtinës, nuk do të duhej të ishte në krye të shtetit.

Aliu ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, në mandatin e parë të qeverisjes së Shpend Ahmetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat