Me Donikën 79 vota, Islami tregon deputetin e 80 që do ta votojë Demarkacionin

Aktuale

Me Donikën 79 vota, Islami tregon deputetin e 80 që do ta votojë Demarkacionin

Nga: P.R Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:20
Pika kufitare Kosovë-Mali i Zi

Të martën, në ora 16 është vendosur të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të votohet për Demarkacionin me Malin e Zi.

Pas marrëveshjes mes koalicionit qeverisës dhe LDK-së, si dhe kalimit të Donika Kadaj-Bujupit nga Vetëvendosje në AAK, tashmë janë siguruar 79 vota. E për tu ratifikuar Demarkacioni duhet edhe një votë.

E lidhur me këtë, Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, ka paralajmëruar se edhe Dukagjin Gorani, deputet i dorëhequr nga Vetëvendosje, do ta votojë këtë marrëveshje.

“79 Deputet me Doniken edhe Dugagjin Gorani rrumbullak 80, te marten tradhtia po don me fal token e Kosoves”, ka shkruar Islami në faqen e tij në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat