Thaçi në Paris: Macron-Merkel, përcaktues për te ardhmen evropiane te Kosovës dhe rajonit

Aktuale

Thaçi në Paris: Macron-Merkel, përcaktues për te ardhmen evropiane te Kosovës dhe rajonit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në promovimin e librit “New State, Modern Stateman”, në Paris, organizuar nga Akademia Diplomatike Ndërkombëtare në Francë.

Në fjalën e tij para shumë përfaqësuesve të shtetit francez, deputetëve, diplomatëve, akademikëve, filozofëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të jetës kulturore në Paris, presidenti Thaçi tha se ende i ka shumë  të freskëta bisedat që ka pasur me Presidentin Makron në Elize.

“Vizioni i Markonit dhe Merkelit janë kruciale për tërë Evropën e në veçanti për vendet e Ballkanit”, tha ai.

Ai tutje tha se Kosova dhe Franca kanë raporte të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, duke shtuar më tej se “Ne i jemi mirënjohës Francës për ndihmën që na ka dhënë në momentet më kritike si dhe tash kur po e forcojmë miqësinë tonë përherë e më shumë”.    

Kreu i vendit, po ashtu foli edhe për  strategjinë e re për zgjerim nga Brukseli për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor si dhe për vizitën e Presidentit Juncker dhe të Përfaqësueses së Lartë Mogerini dhe Komisionerit Hahn në gjashtë kryeqytete ballkanike.

“Evropa është në një moment kritik të historisë së saj dhe mendoj se ne, në Ballkan, duhet të kemi vesh për atë se çka po ndodh në qendrat kryesore të politik-bërjes evropiane dhe atlantike”, theksoi i pari i vendit.

Ai tha se janë tri momente kyçe që ju ftoj t'i keni në konsideratë, “Ekziston një gatishmëri e re ne qendrat kryesore te vendosjes dhe një interesim i shtuar që t’i mbyllim kapitujt e hapur në Ballkan.

Ne kemi pësuar shumë dhe kemi humbur kohë për një mungesë konsiderate dhe vëmendje nga Brukseli në këto vitet e fundit.

“E kuptoj që kriza e migrantëve, lufta në Siri dhe zhvillimet me Brexit kanë tronditur Brukselin, por Ballkani është  në kontinentin evropian”, vijoi presidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat