Gecaj e përsërit: Vetëvendosje të shpallet organizatë terroriste nëse....

Aktuale

Gecaj e përsërit: Vetëvendosje të shpallet organizatë terroriste nëse....

Nga: H.Orana Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:40
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së , Bajram Gecaj i është përgjigjur deklaratave të Dardan Molliqaj drejtuar zyrtarëve të LDK-së.

Gecaj rreth dy vite më parë kishte thënë se “Nëse vërtetohet se aktivistët e lartë të kësaj partie merren me kësi aktivitete, për mua do të jenë organizatë terroriste”!

“Nëse ata merren me këto veprime, siç i akuzon prokuroria, seriozisht duhet të merret se çka të bëhet me këtë organizatë, se nëse vërtetohen këto akuza, po duhet të shpallet organizatë terroriste. Nëse vërtetohet se aktivistët e lartë të kësaj partie merren me kësi aktivitete, për mua do të jenë organizatë terroriste”, kishte deklaruar më parë Gecaj.

Postimi i plotë:

Ja çfarë kishim thënë ne të LDK-së ... deklarime këto të cilave u qëndroj qind për qind prapa: “Nëse vërtetohet se aktivistët e lartë të kësaj partie merren me kësi aktivitete, për mua do të jenë organizatë terroriste”!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat