Haradinaj merr pjesë në certifikimin e 34 pjesëtarëve të rinj te FSK-së

Aktuale

Haradinaj merr pjesë në certifikimin e 34 pjesëtarëve të rinj te FSK-së

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:20
FSK

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 34 pjesëtarëve që nga sot u shtuan në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK)
Sipas kryeministrit, sot u dëshmua gatishmëria e Kosovës për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore.
“Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, ka shkruar Haradinaj, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.

Ai në fund tha se së bashku po ndërtohet e ardhmja e sigurt drejt NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat