A janë votat për Demarkacionin, deputeti i AAK-së: Do të kuptohet vetëm ditën e martë

Aktuale

A janë votat për Demarkacionin, deputeti i AAK-së: Do të kuptohet vetëm ditën e martë

H.Orana Nga H.Orana Më 16 mars 2018 Në ora: 15:55
Kuvendi i Kosoves

Seanca për demarkacionin është përcaktuar për të martën e javës së ardhshme. Mirëpo, deputetët e pozitës ende nuk janë shprehur të sigurt se i kanë numrat e nevojshëm, ndonëse besojnë se kjo çështje mund të kaloj në Kuvend.

Image
Muharrem Nitaj

Kështu, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj nuk është shprehur i sigurt që i kanë numrat e nevojshëm për të kaluar demarkacionin, derisa ka thënë se seanca është caktuar për të martën.

“Seanca është caktuar për të martën e ardhshme në ora 16. Unë besoj se do të ketë vota të mjaftueshme, por rezultati i saktë do të mund të kuptohet vetëm ditën e martë”, thotë deputeti Nitaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat