Konjufca: Vdekja e Deharit është shkelje kushtetuese

Aktuale

Konjufca: Vdekja e Deharit është shkelje kushtetuese

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:38
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca vlerësoi se tema që lidhet me rastin e vdekjes së Astrit Deharit ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas Konjufcës në rastin Dehari janë shkelë e drejta për jetë, e drejta për të mos u keqtrajtuar, e drejta për gjykim të pavarur dhe e drejta në respektimin e privatësisë.

“Jane shkelë të drejta të parapara me Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut”

“Meqë aplikueshmëria e saj është e drejtpërdrejtë, në këtë rast është shkelë Kushtetuta e Kosovës. Vdekja e Astrit Deharit është shkelje kushtetuese dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi” është shprehur Konjufca gjatë interpelancës për “Vrasja e dhunshme e Astrit Deharit” në kuvend.

Konjufca ka thënë se nuk janë ndërmarrë masa ndaj asnjë personi të përfshirë në këtë rast, duke përmendur këtu Komandantin e Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi dhe Kryeprokurorin Sylë Hoxha.

Ai gjithashtu ka theksuar se raporti i Institutit të Austrisë ka treguar se është manipuluar me video-incizimin e burgut si dhe Astrit Dehari ka qëndruar në paraburgim 68 ditë, pa aktakuzë dhe pa u intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat