Besa Gaxherri lë në faj shtetin për vdekjen e Deharit

Aktuale

Besa Gaxherri lë në faj shtetin për vdekjen e Deharit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:45
Besa Gaxherri

Për herë të parë sonte në interpelancën për Astrin Deharin, fjalën ka marrur edhe deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri. Ajo tha që ndihet e shokuar rreth vdekjes së të riut Dehari, kurse, pohon që ky është faji dhe përgjegjësia e shtetit.

Ajo poashtu, thotë që interpelancën e merr pasi Dardan Molliqaj i’u drejtua asaj:

“Unë kurrë në jetën time nuk e kam quajtur asnjë nga aktivistët terroristë, dhe nuk e kam ndërmend ti quaj. Unë i jam drejtuar grupit tim në atë kohë. Pas rastit të gjuajtjes së kuvendit me zollë, ne të gjithë në Kuvend e kemi dënuar atë rast, bashkarisht dhe asnjëherë nuk kemi paragjykuar se atë rast e ka iniciuar asnjë njëri nga Kuvendi, dhe se ky rast ishte i montuar nga agjentura të ndryshme. Por këtë e kishit bërë ju (Vetëvendosje), porse ju nuk reflektuar asnjëherë”, thotë Besa Gaxherri.

Në fund ajo kërkon që Vetëvendosje duhet të jap sqarime për këtë rast, ashtu siç kërkohet nga çdo institucion tjetër në dhënien e përgjegjësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat