Besa Gaxherri i përgjigjet Molliqajt: Mos ma tregoni gishtin mua, juve ju kanë gjetur maska

Aktuale

Besa Gaxherri i përgjigjet Molliqajt: Mos ma tregoni gishtin mua, juve ju kanë gjetur maska

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:51
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri i është përgjgjur deputetit Dardan Molliqajt, i cili gjatë seancës së sotme tha se deputetja i kishte quajtur terroristë aktivistët e Vetëvendosjes. Gaxherri i ka thënë se asnjëherë nuk i ka quajtur terroristë, as atëherë kur ajo thotë se është fyer, ofenduar, e linçuar nga VV’ja.

“Kurrë në jetën time nuk e kam quajtur asnjërin  nga aktivistët terrorist, as nuk e kam ditur kush kanë qenë aktivistët e arrestuar”, ka thënë Gaxherri.

“Kom mëndu që agjentura të ndryshme po ndërhyjnë në mesin tonë, por pas disa ditëve jyr Policia e Kosovës ka hyrë në selinë e VV’së dhe ka gjetur maska, gaz lotsjellës, armë të ftoheta...”, ka thënë deputetja.

Ajo tha se nuk i ka quajtur aktivistët e VV’së terroristë sepse dëshiron të besojë se vendi nuk ka parti të ngjashme me organizata terroriste.

“Asnjëherë nuk i kam përmendur kërcënimet, fyerjet, linçimet që më janë bërë nga aktivistët e Vetëvendosjes”, ka thënë Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat