Albulena Haxhiu tregon një detaj për rastin e Astrit Deharit

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon një detaj për rastin e Astrit Deharit

Nga: A.M. Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:03
Albulena Haxhiu

Në Kuvendin e Kosovës  po mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, rreth rastit të vdekjes së ish aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se “kur e lë dikë të akuzuar për terrorizëm në paraburgim për mbi dy muaj pa e marrë në pyetje, atëherë qëllimi nuk është as drejtësia dhe as e vërteta”.

Postimi i plotë:

Nëse Astrit Dehari do të lihej në liri të plotë ose do t’i shqiptohej masa e paraqitjes në polici, atëherë do të mund të mos ngutej prokurori në marrjen në pyetje te Astritit.

Por, kur e lë dikë të akuzuar për terrorizëm në paraburgim për mbi dy muaj pa e marrë në pyetje, atëherë qëllimi nuk është as drejtësia dhe as e vërteta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat