Kurti kërkon seancë ku do të debatohet për të kaluarën e tij

Aktuale

Kurti kërkon seancë ku do të debatohet për të kaluarën e tij

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:12
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas përfundimit të seancës, ka thënë se sot ishte dita ku është diskutuar për Astrit Deharin dhe nëse siç tha ai “partia shtet”, dëshirojnë që të flasin për te, “atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë për mua”.

Kurti ka thënë se ende pa u kryer hetimet, “e thonin fjalën vetëvrasje, është e qartë se ata kanë dashur t’i mbyllin hetimet, duke kërcyer në një konstatim të fundit, për t’i mbyllur hetimet”.

Kurti: Filluan që të japin cilësime dhe kualifikime për mua

“Edhe ministrja edhe deputetët e tjerë, posaçërisht kryetari i Kuvendit, filluan që të japin cilësime dhe kualifikime për mua, por sot është dita kur u diskutua për Astrit Deharin dhe vdekjen e tij. Nëse këta njerëz të kësaj partie shtet, të këtij regjimi, dëshirojnë që të diskutojnë për karakterin tim, për të kaluarën time, atëherë le ta organizojmë një seancë të veçantë për mua”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat