Nuk iu lejua fjala, Haradinaj tregon se çka pati të thoshte pas Albin Kurtit në seancë

Aktuale

Nuk iu lejua fjala, Haradinaj tregon se çka pati të thoshte pas Albin Kurtit në seancë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:14
Ramush Haradinaj

Pas përfundimit të interpelancën e sotme të kërkuar nga Vetëvendosja për rastin e Astrit Deharit, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë interesimi i asnjërës pale me dëmtu funksionimin e seancës, pasi seanca vazhdoi dhe nuk pati ndërprerje.

Në lidhje me mos votimin e rezolutës së Kuvendit, Haradinaj ka thënë se kjo çështje ka zgjidhje në organet e drejtësisë.

“Ka zgjidhje, por nuk u arrit një epilog për këto konkluza. Po pikërisht ato që i ka kërkuar rezoluta, ne i kemi kry para shumë kohësh, e kemi respektuar kërkesën e familjes për institucionin, ku ka kërkuar familja, ne kemi vendos që ai institutit t’i vazhdojë hetimit. Kaq ka kompetencë qeveria, këtë e kemi bërë”, tha ai.

Kurse në lidhje më atë që çfarë mbeti pa thënë në përfundim të seancës, Haradinaj tha se dëshiroi të thotë se ato që i lexoi Albini si të dhëna, si elemente, “pikërisht ato i trajton hetimi i ri. Ne ia kemi besuar këtë një institucioni ndërkombëtar, faranikes zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat