Nis mbledhja e nënshkrimeve për komisionin parlamentar për hetimin e SHIK-ut

Aktuale

Nis mbledhja e nënshkrimeve për komisionin parlamentar për hetimin e SHIK-ut

Nga: D.RR Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në facebook se partia e saj ka rinisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së SHIK-ut.

Ajo kërkon mbështetjen edhe të grupeve tjera parlamentare.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës”

Në këtë drejtim, do të kërkojmë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare.

Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t'i mbledhim 40, aq sa nevojiten.” – ka shkruar Haxhiu.

Image

                                                                                                                                            

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat