Kelmendi: Prokuroria të nisë hetimet ndaj Thaçit

Aktuale

Kelmendi: Prokuroria të nisë hetimet ndaj Thaçit

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:49
Hashim Thaçi, foto: Bota sot

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe profesori i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi, ka thënë se Prokuroria Speciale e Koosvës, duhet të hap hetimet për prejardhjen e mjeteve financiare për botimin e librit mbi autobiografinë e Hashim Thaçit.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  askush nuk ka imunitet për veprat penale dhe se edhe Thaçi duhet të hetohet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Botimi i librit mbi autobiografine e Hashim Thavit ne Angli, thuhet se ka kushtuar rreth 500.000, 00 Euro. 

Vete ky dyshim per shumen e detyron PROKURORINE SPECIALE te Kosoves te hapi hetimet mbi rastin dhe prejardhjen e mjeteve. 

Jane dhene apo jo 500.000, 00 Euro?

Kendej duhet te hetohet rasti Hashim Thaci.

Me kete tregon PROKURORIA SPECIALE e Kosoves se eshte ne rrugen e ligjit dhe se per veprat penale askush nuk ka imunitet./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat