Ramush Tahiri: Aleksandar Vuçiq nënçmoi publikisht shqiptarët

Aktuale

Ramush Tahiri: Aleksandar Vuçiq nënçmoi publikisht shqiptarët

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:14

Politologu Ramush Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të rifillojë dialogu me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se do të përpiqet të zgjidh problemet e Serbisë, edhe pse nuk u beson shqiptarëve.

E kjo sipas politologut Tahiri, është nënçmim për shqiptarët, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka kritikuar se pse ende asnjë nga zyrtarët e Kosovës, nuk i kanë reaguar Vuçiqit për këtë deklaratë.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

 “Do të rifillojë dialogut... që të përpiqemi të zgjidhim problemet tona, edhe nëse nuk u besoj atyre... Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha presidenti serbe Aleksandar Vuçiq.

Moti kështu e publikisht, dikush nga Serbia s’i ka nënçmuar shqiptarët.

Dhe ende pa një reagim.

Gjithmonë kam menduar që lëkura trashet nga puna.../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat