Reçica vlerëson angazhimin e punonjësve social

Aktuale

Reçica vlerëson angazhimin e punonjësve social

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:09
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot, në ditën botërore të punës sociale, e cila në veçanti i atribuohet përkushtimit të punonjësve social, vlerëson përkushtimin e të gjithë punëtorëve në ngritjen e mirëqenies sociale.

MPMS, sipas tij është e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

“Vlerësimi i nevojave për trajnim të punëtorëve social, hartimi i standardeve të profesionit dhe trajnimi i tyre, është në kuadër të përgjegjësive dhe objektivave tona”, deklaruar kreu i MPMS-së, Skender Reçica.

Andaj, duke shprehur mirënjohjen për punën, avancimin profesional dhe përkushtimin në ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale, Reçica uron të gjithë ata punëtorë social që janë në shërbim të qytetarëve, duke i siguruar në përkushtimin tonë për avancimin e kushteve të tyre për punë edhe më të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat