Zyrtari i LDK-së: LDK do ta votojë demarkacionin, nëse nuk kalon kjo qeveri duhet të bie menjëherë

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: LDK do ta votojë demarkacionin, nëse nuk kalon kjo qeveri duhet të bie menjëherë

H.Orana Nga H.Orana Më 18 mars 2018 Në ora: 18:46
Ramush Haradinaj

Çështjes së demarkacionit pritet t’i vije fundi të martën e javës së ardhshme. Bashkë me të, pritet të vendoset edhe fati i qeverisë Haradinaj.

Por a do të bie kjo qeveri nëse nuk kalon demarkacioni në Kuvend?

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj thotë se kjo qeveri nuk është dashur të formohet fare, sa më parë të shkojë, më mirë për vendin.

Image
Bajram Gecaj

“Qeveria Haradinaj nuk ishte dashtë të formohej fare, ndërsa sa më parë që të shkoi aq më mirë do të jetë për vendin tonë”, thekson Gecaj.

Gecj thotë se demarkacioni do të votohet edhe nga LDK-ja, edhepse kjo çështje u bë shkak që qeveria Mustafa të bie.

“Kalimi i demarkacionit është i rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët, prandaj edhe LDK do ta votojë. Kjo përkundër faktit se kjo temë është përdorë për përmbysjen e Qeverisë Mustafa. Nëse demarkacioni nuk kalon kjo qeveri duhet të bie menjëherë”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat