Ngjarjet e ditës së hënë

Aktuale

Ngjarjet e ditës së hënë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 06:51
Prishtina

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takohet me përfaqësuesin më të lartë politik të Misionit Diplomatik të Japonisë në Kosovë. (KK Gjilan, ora 9:00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe propozimet për hartimin e draft-ligjit për transmetuesin publik të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10.00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë: “Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet lidhur me sektorin e arsimit të lartë”. (Hotel “Sirius”, salla “Ariga”,  ora 10:30-12.00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria marrin pjesë në hapjen e “Javës së gruas 2018”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it.  (Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjeve plenare, ora 11:00-13.30)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës ku do të raportojë ministri i Zhvillimit ekomomik Valdrin Lluka, lidhur me gjendjen në Trepçë, Postën e Kosovës dhe Telekomin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11.00)

Mbahet konferenca për media organizuar nga Media Ndërtimi, ku do të paraqitet organizimi i Konferencës së parë të Ndërtimit “CONRECON”. (Zyrat e Medias Ndërtimi, Rruga B – Mati 1, kompleksi KAWA, pas radhës së kafeneve breg rrugës, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”,  gjatë së cilës do të publikohet Raporti i hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve. (Orion Conference Center, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhje ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet ë Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, shqyrtimi i Mocionit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12.00)

“Fjala” mban konferencë për media me temën “Kundërshtimi i demarkacionit”. (Para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), do të mbajë takimin e radhës me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit me temën “Roli i komisioneve parlamentare në mbikëqyrje të dialogut Kosovë-Serbi”. (Kuvendi i Kosovë, salla C-203, ora 14:00)

Dega e LDK-së në Podujevë shënon 28-vjetorin e themelimit. (Restoranti “Ora” në Merdar, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat