Lluka raporton para Komisionit parlamentar për Trepçën, Postën dhe Telekomin

Aktuale

Lluka raporton para Komisionit parlamentar për Trepçën, Postën dhe Telekomin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 06:58
Valdrin Lluka

Ministrit së Zhvillimit ekomomik Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me Ndërmarrjet Publike.

Ministri Lluka do të jap sqarime para anëtarëve të Komisionit rreth Shoqërisë Aksionare Trepça, Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës dhe Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës.

Menaxheri i përgjithshëm i Kombinatit ‘Trepça’, Ahmet Tmava, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje.

Menaxheri i përgjithshëm i Kombinatit ‘Trepça’, Ahmet Tmava, ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje.

Tmava ka deklaruar ne prononcimet e tij per media se veç shqetësimeve tjera edhe ndërhyrjet e ministrit Valdrin Lluka, duke e privuar nga e drejta e ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë të tranzicionit.

Nderkaq Ministria e Zhvillimit Ekonomi (MZHE) ka deklaruar së mandati i drejtorit të Trepça ka përfunduar me datën 5 shkurt 2018, andaj “dorëheqja”, është tendencioze, jo e sinqertë dhe nuk krijon pasoja juridike.

Gjithashtu edhe Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës i është drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës, punëtorëve të Postës, sindikatave dhe opinionit publik se gjendja financiare në Postë është duke u rënduar nga muaji në muaj.

Kjo gjendje sipas bordit ka ardhur si pasojë e humbjeve financiare që ka Posta në ofrimin e Shërbimit Postar Universal si dhe në mos shlyerjen e obligimeve financiare për shërbimet që i ofron për operatorë të caktuar.

Edhe Telekomi i Kosovës ka ndrruar drejtorin duke bërë të ditur se Nuredin Krasniqi do ta ushtrojë detyrën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës pasi që kryeshefit të deritanishëm Agron Mustafa i kishte skaduar mandati.

Në një njoftim për media të Telekomit thuhet se ditët dhe javët e fundit që lamë pas, ishin më të vështirat për Telekomin e Kosovës në aspektin e operimeve dhe vendimmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat