Kthehet dimri në Kosovë

Aktuale

Kthehet dimri në Kosovë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 07:10
ilustrim

Mbi vendin tonë sot pritet të mbretëroj moti i ftohtë në mëngjes, kurse temperaturat e ditës do të jenë nën vlerat mesatare.

Temperatura më e ulët do të jetë minus tre, në veri, deri në shtatë në jug.

Të martën priten të reshura të shiut e në viset malore edhe borë.

Nga mesi i javës e  deri në të premten, do të jetë mot i vranët e me borë, duke shtuar trashësinë e borës mbi mesataren për këtë stinë të vitit.

Nga e shtuna, pritet një rritje graduale e temperaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat